Politike

Berisha: Mesazhi ynë është dëgjuar fuqishëm, ai përmblidhet në pikën e parë të deklaratës së Brukselit

14 Dhjetor 2023, 14:05 Nga a.l
Berisha: Mesazhi ynë është dëgjuar fuqishëm, ai
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot në mbledhjen e kryesisë se falë qëndresës dhe akteve të grupit parlamentar të PD, e vërteta është se Brukseli, Këshilli i Ministrave të BE, nxori si karton të parë të kuq, qëndrimet e Edi Ramës ndaj parlamentit, të përmbledhura në numrin 1, kërkesën për dialog konstruktiv. Berisha shtoi se pika e parë e asaj deklarate është se për të hapur negociatat, Shqipëria duhet të ketë atë që Edi Rama po e mbyt. 

"Ne nuk duhet të mendojmë se do vijë kush të zgjidhë problemet tona. E rëndësishme është që mesazhi ynë është dëgjuar fuqishëm. Nuk ka mbetur ky mesazh një klithmë e vetmuar në shkretëtirë. Falë qëndresës dhe akteve të grupit parlamentar të PD, e vërteta është se Brukseli, Këshilli i Ministrave të BE, nxori si karton të parë të kuq, qëndrimet e Edi Ramës ndaj parlamentit, të përmbledhura në numrin 1, kërkesën për dialog konstruktiv. Por ai ka zgjedhur rrugën tjetër. Pra, nuk ka asgjë më të rëndësishme në deklaratë sesa pika e parë. Pika e parë e asaj deklarate është se për të hapur negociatat, Shqipëria duhet të ketë atë që Edi Rama po e mbyt. Natyrisht me qartësi të kristaltë e ka shprehur në një hark kohor 1-mujor qëndrimin e vet, Komisioni Europian, qoftë me raportin për Shqipërinë, qoftë me deklaratën direkt të zyrës së zotit Borrel për zhvillimet në parlamentin shqiptar. Por është emergjente që kjo mosbindje në parlament të shoqërohet tashmë nga mosbindja qytetare. Të pasohet nga mosbindje e fuqishme qytetare. Nuk ka integrim me Edi Ramën. Lexoni shtatë pikat. Asnjëra nuk mund të realizohet nga ai. As më e thjeshta që është censusi! Rrëmbehen gazetarë në një kohë kur liria e medias është çështje kryesore në deklaratë. Nuk ka shpresa, kjo e bën përgjegjësinë tonë edhe më të madhe. Kjo kërkon që opozita, PD, të ndërmarrë çdo veprim, çdo akt për zbatimin e rezolutës së miruar nga Kuvendi Kombëtar i fundit i saj", tha ai. 

sali berisha

Sondazh

Poll