Politike

Berisha: Në përputhje me rezolutën e votuar në Kuvend, detyra jonë është të organizojmë mosbindjen civile

Në mbledhjen e kryesisë, ai tha se është themelore që çdo anëtar i kryesisë së PD, çdo anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, çdo delegat i Kuvendit Kombëtar të PD, çdo drejtues dege dhe anëtar kryesie të degëve, çdo anëtar dhe anëtare, të përputhin qëndrimet e tyre me këtë rezolutë, e cila ka shpallur si lajtmotiv betejën pa kthim dhe mosbindjen civile. 

14 Dhjetor 2023, 13:53 Nga a.l
Berisha: Në përputhje me rezolutën e votuar në Kuvend,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha rezoluta që u miratua në Kuvend, përcakton qartë qëndrimet që duhet të mbajë opozita për të përmbushur misionin e saj të vështirë dhe jetik. Në mbledhjen e kryesisë, ai tha se është themelore që çdo anëtar i kryesisë së PD, çdo anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, çdo delegat i Kuvendit Kombëtar të PD, çdo drejtues dege dhe anëtar kryesie të degëve, çdo anëtar dhe anëtare, të përputhin qëndrimet e tyre me këtë rezolutë, e cila ka shpallur si lajtmotiv betejën pa kthim dhe mosbindjen civile. 

"Kjo është mbledhja e parë e kryesisë së PD pas Kuvendit të partisë, në të cilën votuam një rezolutë si program pune për PD-në, si detyrim programor i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, anëtarësisë së partisë në qëndrimet, përpjekjet tona, në përballjen tonë me këtë regjim i cili në fakt po diskreditohet, por nga ana tjetër po bën çdo përpjekje për t’u mbajtur në pushtet me çdo çmim, me çdo kusht. Rezoluta përcakton qartë të gjithë qëndrimet që ne duhet të mbajmë për të përmbushur misionin tonë të vështirë, por jetik për fatin e demokracisë shqiptare. Është themelore që çdo anëtar i kryesisë së PD, çdo anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, çdo delegat i Kuvendit Kombëtar të PD, çdo drejtues dege dhe anëtar kryesie të degëve tona, çdo anëtar dhe anëtare, të përputhin qëndrimet e tyre me këtë rezolutë, e cila ka shpallur si lajtmotiv betejën pa kthim dhe mosbindjen civile. Rezoluta konstaton vendosjen e diktaturës, mobokracisë në Shqipëri. E vërteta është se që këtu fillon puna jonë. Sepse njerëzit që lëvizin lirshëm, njerëzit që ushtrojnë aktivitet biznesi, që shesin dhe blejnë, që krijojnë dhe prodhojnë, nuk e kanë shumë të thjeshtë të konceptojnë se Shqipëria është në një diktaturë. Por këtyre qytetarëve, këtyre politikanëve, këtyre mbështetësve, këtyre kundërshtarëve, u rikujtoj se koha ka faktuar në mënyrë përfundimtare, nuk na ka lënë ne që të analizojmë se diktaturat ekzistojnë edhe me tregun e lirë. Se diktaturat ekzistojnë edhe me lëvizjen e lirë', tha ai. 

sali berisha

Sondazh

Poll