Politike

Vetoja e vendosur nga Greqia, Rama: Beleri është çështje që i takon vendit tonë, nuk ndikohemi nga kjo

Po ashtu, Rama ka theksuar se ata do të vazhdojnë me punën për anëtarësimin në BE, duke shtuar se do jenë shumë shpejt gati për të.  

14 Dhjetor 2023, 12:42 Nga I.A
Vetoja e vendosur nga Greqia, Rama: Beleri është çështje
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk është zgjatur për veton që i ka vendosur Greqia, vendit tonë, për shkak të burgosjes së Fredi Belerit. Në një konferencë për mediat, Rama ka theksuar se kjo çështje i takon Shqipërisë dhe drejtësisë shqiptare. Po ashtu, Rama ka theksuar se ata do të vazhdojnë me punën për anëtarësimin në BE, duke shtuar se do jenë shumë shpejt gati për të.  

"Në raport me çështjen e dallimit aktual mes nesh dhe Greqisë, nuk jam zgjatur por kam nënvizuar se është një cështje mes nesh që duhet ta trajtojmë mes nesh dhe është një çështje që për sa na takon si Shqipëri nuk e shohim të lidhur as me BE as me përmbajtjen e marrëdhënies tonë me Greqinë. Duam të thellojmë bashkëpunimin, të forcojmë miqësinë duke bërë gjithçka na takon ne. Ne duam të jemi një vend europian në Ballkan, jo një shtet ballkanik në BE. Shqipëria duhet, mund dhe me punën tonë të përbashkët do të bëhet Europa e Ballkanit. I ka të gjithë c’ka duhen për t’u bërë. Transformimi i brendshëm është i rëndësishëm për të gjithë ne. Ndryshimi nga një vend i prapambetur vend i një rrumpalle ballkanike në vend që funksionon si shtet i BE është po aq i rëndësishëm sa vetë anëtarësimi në BE. Janë të lidhura pazgjidhshmërisht bashkë. Pozicioni ynë është ky. Ka patur një keqkuptim që është i mirëkuptueshëm Këshilli Europian nuk merr vendim lidhur me këtë, por ngarkon konferencën apo mbledhjen e ambasadorëve të vendeve anëtare që të procedojnë  lidhur me të gjitha vendet. Mbetem optimist që ky ngërc për të cilin nuk dua të zgjatem do kapërcehet por mbetem i të njëjtës bindje kapërcehet apo jo Shqipëria nuk vonohet asnjë ditë sepse ndërkohë do vijojmë të bëjmë detyrat tona. Kemi në dorë një instrument të jashtëzakonshëm, modelin tonë të AI. Do të jemi gati për BE shumë më shpejt se sa BE të jetë gati për ne," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll