Politike

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Kemi fituar respekt, progresi vlerësohet me nota të mira

Po ashtu Rama theksoi se do të organizoj një takim falenderimi me anëtarët e skuadrës ëe po punon për anëtarësimin e vendit në BE.

14 Dhjetor 2023, 12:28 Nga I.A
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Kemi fituar respekt, progresi
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Ballkani Perëndimor ka fituar një respekt që nuk e ka patur më para nga Bashkimi Evropian. Rama në një konferencë për mediat, Rama theksoi se progresi i Shqipërisë për anëtarësim në BE, po vlerësohet me nota të mira nga Komisioni Evropian. Po ashtu Rama theksoi se do të organizoj një takim falenderimi me anëtarët e skuadrës ëe po punon për anëtarësimin e vendit në BE. 

"U diskutua perspektiva e vendeve tona drejt BE, u vu në pah procesi i bërë, u fol për procesin e normalizimit Kosovë-Serbi dhe më vjen shumë mirë të ndaj me ju faktin se vendet anëtare kanë një vlerësim shumë pozitiv për progresin e Shqipërisë dhe posaçërisht nga Komisioni Evropian vlerësohet me nota pozitive për skuadrën tonë të negociatave në fazën e parë të skanimit të krejt organizmit shtetëror të Shqipërisë dhe të tregjeve tonë. Do të organizoj një takim falënderimi dhe motivimi për anëtarët e kësaj skuadre e cila në totalin e vet, është rreth 1000, vetë ku përfshihen jo vetëm institucionet e shteti. Një skuadrës që ka bërë 707 prezantime në Bruksel. Sot edhe një herë falënderimin dhe mirënjohjen për organizimin profesionalizmin dhe disiplinën e të 36 ekipeve të kësaj. Ky ishte samiti i fundit i BE-së me Ballkanin Perëndimor nën këtë lidership. U jemi shumë mirënjohës, si kurrë më parë Ballkani Perëndimor është dëgjuar. Kemi fituar një respekt që nuk e kemi pasur kurrë. E kam informuar samitin për modelin tonë me inteligjencën artificiale me të cilën do të bëjmë mbivendosjen e mbi 3000 masave në legjislacionin tonë. Kjo do të jetë pjesë e strategjisë sonë," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll