Bota

Shefi i Hamasit: Gaza e pasluftës pa Hamasin është vetëm një iluzion

Për drejtuesin e Hamasit, grupi është i hapur për t'i dhënë fund ndarjeve politike në Gazw dhe Bregun Perëndimor, si një mundësi për krijimin e shtetit të ardhshëm.

13 Dhjetor 2023, 22:42 Nga A.TH
Shefi i Hamasit: Gaza e pasluftës pa Hamasin është vetëm
Gaza

GAZA- Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniyeh deklaroi sot se çdo marrëveshje për Gazën pas luftës që nuk përfshin grupin si dhe fraksionet e tjera palestineze, është një iluzion. Haniyeh tha se Hamasi është i hapur për çdo bisedë apo iniciativë për t'i dhënë fund agresionit izraelit. Deklarata e Haniyeh erdhi si reagim qëndrimeve të kryeministrit izraelit, i cili është shprehur se do të eliminojë Hamasin, por nuk pranon as rikthimin e Autoritetit Palestinez në Gazë.

Ndërsa për drejtuesin e Hamasit, grupi është i hapur për t'i dhënë fund ndarjeve politike në Gaza dhe Bregun Perëndimor si një mundësi për krijimin e shtetit të ardhshëm. Ai shprehu bindjen se luftëtarët e Hamasit janë të palëkundur dhe po i shkaktojnë humbje ushtrisë izraelite. Sa i përket ndihmave humanitare, Haniyeh vuri në dukje se Hamasi po përpiqet shumë të përshpejtojë hyrjen dhe shpërndarjen e tyre në territorin palestinez.

Udhëheqësi i Hamasit shprehu mirënjohjen për qëndrimin e mbajtur nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, i cili vazhdimisht ka bërë thirrje për armëpushim. Ndër të tjera, ai vuri në dukje se Hamasi mirëpriti votën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për një armëpushim të menjëhershëm.

ismail haniyeh

Sondazh

Poll