Bota

Sizmiologu turk: Një tërmet me magnitudë 9 rihter mund të ndodhë ndoshta në Stamboll

Profesor Naci Gorur, ka vlerësuar se ka frikë nga një tërmet i madh, i cili do të jetë shkatërrues nëse dalin parashikimet për forcën e tij.

13 Dhjetor 2023, 21:51 Nga A.TH
Sizmiologu turk: Një tërmet me magnitudë 9 rihter mund të
Termet

TURQI- Një profesor i njohur turk i sizmiologjisë deklaroi se një tërmet të madh, i cili ndoshta mund të ndodhë në Stamboll me një forcë 9 Rihter. Në veçanti, profesor Naci Gorur, siç raporton CNN Turk, ka vlerësuar duke folur për gazetën Sozcu se ka frikë nga një tërmet i madh, i cili do të jetë shkatërrues nëse dalin parashikimet për forcën e tij.

“Mendoni një rrip prej 10 kilometrash, duke filluar nga bregu i detit Marmara. Aty do të ketë më shumë probleme, sepse intensiteti i tërmetit pritet të arrijë në 9 Rihter nga Gjiri i Bririt deri në Silivria”, tha ai.

Madje, gjeoshkencëtari i njohur për parashikimet e tij, theksoi se ujërat e zeza në një rast të tillë do të përzihen me ujin e pijshëm, madje edhe ndërtesat e ndërtuara shumë mirë mund të pësojnë dëme të rënda. Pas tërmeteve vdekjeprurëse të Kahramanmaras të 6 shkurtit, të cilët u quajtën fatkeqësia e shekullit, të gjithë sytë u kthyen nga stoku ndërtimor i Stambollit dhe filluan të merren masa për të pasur një plan parandalues në rast të ndonjë tërmeti me forcë shumë të madhe. Tërmeti me magnitudë 5.1 Rihter që ndodhi pak ditë më parë në brigjet e Mudanias të Turqisë u ndje deri në Stamboll.

naci gorur termet

Sondazh

Poll