Bota

NATO rrit shpenzimet ushtarake me mbi 2 miliardë euro në 2024

Buxheti ushtarak mbulon kostot operacionale të selisë së Aleancës dhe koston e misioneve dhe operacioneve në mbarë botën.

13 Dhjetor 2023, 21:49 Nga A.TH
NATO rrit shpenzimet ushtarake me mbi 2 miliardë euro në 2024
NATO

SHBA- Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut njoftoi sot se po rrit buxhetin e vitit 2024 për shpenzimet ushtarake në 2.03 miliardë euro (+12%) dhe për shpenzimet civile në 438.1 milionë euro (+18.2%).

“Duke rritur dhe zgjeruar përdorimin e financimit nga shtetet anëtare, aleatët lejohen të trajtojnë në mënyrë më efektive sfidat e përbashkëta të sigurisë”, thuhet në një deklaratë të NATO-s.

Mediat e huaja raportojnë se buxheti i shpenzimeve civile mbulon fondet për personelin administrativ, kostot operative dhe planifikimin e programit. Buxheti ushtarak mbulon kostot operacionale të selisë së Aleancës dhe koston e misioneve dhe operacioneve në mbarë botën.

nato

Sondazh

Poll