Bota

Presidentja e KE-së bën thirrje: Të vendosen sanksione për kolonët ekstremistë izraelitë në Bregun Perëndimor

OKB-ja dhe shumë vende thonë se të gjitha vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

13 Dhjetor 2023, 22:04 Nga A.TH
Presidentja e KE-së bën thirrje: Të vendosen sanksione për
Ursula von der Leyen

BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen bëri thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj kolonëve ekstremistë izraelitë, të cilët sipas saj janë përgjegjës për sulmet ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor. Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe e kanë marrë tashmë këtë vendim. Sipas Von der Leyen, sjellja e kolonëve izraelitë rrëzon mundësinë e një paqe të qëndrueshme në rajon.

“Rritja e dhunës nga kolonët ekstremistë po u shkakton vuajtje të pamasë palestinezëve. Ajo minon perspektivat për një paqe të qëndrueshme dhe mund të përkeqësojë më tej paqëndrueshmërinë rajonale, “ deklaroi kreu i KE-së.

OKB-ja dhe shumë vende thonë se të gjitha vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar. Është diçka që shumë izraelitë, veçanërisht ata që jetojnë në këto vendbanime, e kundërshtojnë me forcë.
Forcimi dhe zgjerimi i vendbanimeve në Bregun Perëndimor ka qenë një pikë kyçe e qeverisë Netanyahu dhe është një nga çështjet më të diskutueshme midis Izraelit dhe palestinezëve.

Në fillim të vitit, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken kritikoi aktivitetin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar si një pengesë për paqen. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë vendosur sanksione edhe kundër Hamasit.

ursula von der leyen

Sondazh

Poll