Bota

Brnabiç në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor: Kam lajme të mira për bashkëpunimin mes Serbisë dhe BE-së

Para fillimit të samitit, Brnabiq u takua edhe me kryeministrin hungarez Viktor Orbán dhe komisionerin evropian për Zgjerim Oliver Varhelji, me të cilët tha se ka pasur takime të mira. 

13 Dhjetor 2023, 20:41 Nga h.k
Brnabiç në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor: Kam
Ana Brnabiç

SERBI-Kryeministrja serbe Ana Brnabiç tha sot në Bruksel, para fillimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor, se vjen me lajme dhe rezultate të mira në lidhje me bashkëpunimin ndërmjet Serbisë dhe BE-së.

E pyetur se çfarë pret nga samiti i sotëm, Brnabiç tha se pret rezultate të mira dhe diskutime rreth planit të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor. Para fillimit të samitit, Brnabiç u takua edhe me kryeministrin hungarez Viktor Orbán dhe komisionerin evropian për Zgjerim Oliver Varhelji, me të cilët tha se ka pasur takime të mira. 


"Është mirë që kemi samitin BE-Ballkani Perëndimor sepse, përveç komunitetit politik evropian, është një format i ri në të cilin ne nga Ballkani Perëndimor mund të flasim gjithmonë hapur, sinqerisht dhe plotësisht transparente me liderët e BE-së. Kështu që është një gjë e mirë. Biseda është gjithmonë një gjë e mirë”, u tha Brnabiç gazetarëve, kur u pyet se çfarë priste nga samiti i sotëm. 

Ajo shtoi se pret "rezultate të mira dhe diskutime të mira në lidhje me Planin e ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor". 

Është një mundësi për ne nga Ballkani Perëndimor që të marrim fonde shtesë prej rreth gjashtë miliardë eurosh, nga të cilat katër miliardë në kredi, dhe dy me grante, pra fonde të pakthyeshme”, shpjegoi Brnabić. 

Ajo shtoi se si gjithmonë do të jetë në partneritet dhe bashkëpunim me BE-në, duke iu nënshtruar disa reformave. 

serbi bashkimi europian

Sondazh

Poll