Bota

"Pres uljen e tensioneve Kosovë-Serbi"/ Von der Leyen në samitin e Ballkanit Perëndimor: Zbatoni marrëveshjen e Ohrit

Von der Leyen vuri theksin te dialogu i Serbisë me Kosovës, ku kërkoi nga palët të ulin tensionet.

13 Dhjetor 2023, 22:23 Nga h.k
"Pres uljen e tensioneve Kosovë-Serbi"/ Von der Leyen në
Von der Leyen

BRUKSEL- Presidentja e Këshillit Europian Ursula Von der Leyen ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit të samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Von der Leyen vuri theksin te dialogu i Serbisë me Kosovës, ku kërkoi nga palët të ulin tensionet.

Nga ana tjetër Presidentja e KE-së bëri thirrje të fortë për të zbatuar pa humbur kohë marrëveshjen e Ohrit. 

Si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, është rruga përpara dhe përmbushja e angazhimeve në kuadër të dialogut të BE-së. Ata kanë bërë hapa të rëndësishëm përpara këtë vit me marrëveshjen e Ohrit, e cila tani duhet të zbatohet dhe e mirëpres shumë uljen e tensioneve në veri të Kosovës në veçanti për rrymën dhe përgatitjen për zgjedhje të parakohshme komunale”- ka thënë ajo.

samiti i be

Sondazh

Poll