Bota

Mijëra sllovakë në protestë kundër ndryshimeve të kodit penal nga qeveria e Robert Fico

Demonstruesit marshuan të kundër propozimit për shfuqizimin e zyrës së prokurorisë speciale, e cila merret me krime të rënda si korrupsioni, krimi i organizuar dhe ekstremizmi.

13 Dhjetor 2023, 22:37 Nga A.TH
Mijëra sllovakë në protestë kundër ndryshimeve të
Sllovaki

SLLOVAKI- Mijëra njerëz dolën në rrugët e Sllovakisë, për të denoncuar planin e qeverisë së re populiste të kryeministrit Robert Fico për të ndryshuar kodin penal të vendit. Demonstruesit marshuan kundër propozimit për shfuqizimin e zyrës së prokurorisë speciale, e cila merret me krime të rënda si korrupsioni, krimi i organizuar dhe ekstremizmi.

Ndryshimet pritet të hyjnë në fuqi nga mesi i janarit dhe propozimi parashikon që këto funksione t’i kryejnë zyrat rajonale, të cilat prej 20 vitesh nuk janë marrë me krime të tilla, shkruajnë mediat e huaja. Një turmë paqësore në Bratislavë u mblodh para zyrës së qeverisë në një tubim të organizuar nga disa parti opozitare.

“Ne u ngopëm me Ficon,” brohoritnin njerëzit.

Presidentja Zuzana Caputova tha se sipas saj, ndryshimet janë në kundërshtim me sundimin e ligjit. Ajo vuri në dukje se Komisioni Evropian gjithashtu ka shprehur shqetësime se masa është duke u nxituar. Legjislacioni u miratua nga qeveria e Ficos të mërkurën, por tani ka nevojë për miratim parlamentar dhe presidencial. Koalicioni trepartiak aktualisht ka shumicën në parlament.

robert fico

Sondazh

Poll