13 Dhjetor 2023, 22:24
Nga A.TH
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u kërkoi aleatëve në Evropë dhe SHBA që të vazhdojnë të mbështesin Kievin, pasi mosmarrëveshjet në Bruksel dhe Uashington pengojnë paketat e reja të ndihmës ushtarake. Udhëheqësi ukrainas mori pjesë gjithashtu në bisedimet në Oslo me liderët e pesë vendeve nordike në prag të një takimi të rëndësishëm të BE-së në Bruksel.
“Nuk mund të fitosh pa ndihmë,” tha Zelenskyy pas bisedimeve me kryeministrin e Norvegjisë Jonas Gahr Store.
Si në SHBA ashtu edhe në Bashkimin Evropian, mosmarrëveshjet e brendshme po pengojnë paketat e ndihmës për Ukrainën me vlerë miliarda dollarë, raportojnë mediat e huaja. Në një kohë kur vëmendja e botës është përqëndruar në konfliktin e Lindjes së Mesme, presidenti ukrainas i ka kthyer sytë nga vendet nordike.
“Ajo që mund të bëjë Evropa është e njëjtë me atë që po bëjnë vendet nordike”, deklaroi Zelenskyy.
Që nga fillimi i luftës në shkurt 2022, pesë vendet nordike Danimarka, Finlanda, Islanda, Norvegjia dhe Suedia thonë se kanë dhënë rreth 11 miliardë euro ndihmë për Ukrainën. Nesër pritet mbledhja e Samitit të BE-së ku në qendër të diskutimeve do të jenë integrimi i Ukrainës si dhe lëvrimi i 54 miliardë dollarëve për katër vitet e ardhshme. Zelenskyy mbërriti në Oslo të mërkurën, pas një vizite në SHBA, ku kërkoi nga Kongresi Amerikan miratimin e ndihmës me një vlerë prej 60 miliardë dollarë.
volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi
Bota
13 Dhjetor 2023, 22:04
A.TH
Ursula von der Leyen
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen bëri thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj kolonëve ...
Bota
13 Dhjetor 2023, 22:00
I.A
BRUKSEL- Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar me deklaratën e samitit BE-Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt të ...
Bota
13 Dhjetor 2023, 21:51
A.TH
Termet
TURQI- Një profesor i njohur turk i sizmiologjisë deklaroi se një tërmet të madh, i cili ndoshta mund të ndodhë n...
Bota
13 Dhjetor 2023, 21:49
A.TH
NATO
SHBA- Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut njoftoi sot se po rrit buxhetin e vitit 2024 për shpenzimet us...
Bota
13 Dhjetor 2023, 20:41
h.k
Ana Brnabiç
SERBI-Kryeministrja serbe Ana Brnabiç tha sot në Bruksel, para fillimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor, se vjen...
Bota
13 Dhjetor 2023, 20:07
h.k
Rama-Meloni
ITALI-Marrëveshja, sipas deputetëve që apeluan, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe konventat nd&e...
Bota
13 Dhjetor 2023, 20:01
h.k
Albin Kurti
KOSOVË-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të mërkurën se marrëveshja për normalizimin e marrëdh&...
Bota
13 Dhjetor 2023, 19:27
A.TH
Komisioni Evropian
BRUKSEL- Komisioni Evropian njoftoi sot se do të zhbllokojë rreth 10 miliardë euro të destinuara për Hungarin&e...
Bota
13 Dhjetor 2023, 19:14
A.TH
Viktor Orbán
HUNGARI- Dhjetë media të pavarura hungareze paralajmëruan sot se një ligj i ri i miratuar në Parlament ka si s...
Bota
13 Dhjetor 2023, 19:02
A.TH
Foto ilustruese
ARGJENTINË- Ministri i Ekonomisë në Argjentinë, Luis Caputo bëri të ditur se pesos, monedha argjentinase do t...