Bota

Komisioni Evropian jep 10 miliardë euro për Hungarinë, zërat kundër: Orban shantazhoi me veton kundër Ukrainës

Komisioni argumentoi se Hungaria ka përmbushur një sërë reformash gjyqësore dhe kështu meriton akses për të marrë një pjesë të financimit sipas meritës.

13 Dhjetor 2023, 19:27 Nga A.TH
Komisioni Evropian jep 10 miliardë euro për Hungarinë, zërat
Komisioni Evropian

BRUKSEL- Komisioni Evropian njoftoi sot se do të zhbllokojë rreth 10 miliardë euro të destinuara për Hungarinë. Kjo shumë përbën rreth një e treta e shumës totale të pezulluar për shkak të një sërë shqetësimesh me qeverinë hungareze dhe reformat e kryera prej saj.

Komisioni argumentoi se Hungaria ka përmbushur një sërë reformash gjyqësore dhe kështu meriton akses për të marrë një pjesë të financimit sipas meritës. Por sipas mediave të huaja, vendimi po rezulton shumë i diskutueshëm. Grupet hungareze të shoqërisë civile që monitorojnë pavarësinë e gjyqësorit thonë se qeveria nuk i ka përmbushur plotësisht kriteret.

Në Komisionin Europian ka zëra kritikë që janë kundër lëvrimit të fondeve për qeverinë hungareze. Të njëjtët grupe thonë se ka një perceptim që dhënia e fondit prej 10 miliardësh vjen pasi Viktor Orban kushtëzoi vendimet për integrimin e Ukrainës në BE. Sipas tyre, me këtë vendim, KE tregoi se taktikat e Orban për shantazh po japin rezultat. Integrimit i Ukrainës do të diskutohet në Samitin e rradhës. Në një deklaratë të KE-së thuhet se don të vijojë monitorimi i reformave për Hungarinë dhe nëse vihet re se diçka nuk ecën siç duhet, fondi mund të bllokohet përsëri.

komisioni evropian viktor orban

Sondazh

Poll