Bota

Mediat në Hungari vënë alarmin: Kundër ligjit të ri që kufizon ashpër lirinë e shtypit

Qeveria hungareze pretendon se forca të huaja po ndërhynin në jetën publike, ndaj ligji i miratuar krijon një zyrë për mbrojtjen e sovranitetit që ka kompetenca për të hetuar këdo aktiv në jetën publike.

13 Dhjetor 2023, 19:14 Nga A.TH
Mediat në Hungari vënë alarmin: Kundër ligjit të ri
Viktor Orbán

HUNGARI- Dhjetë media të pavarura hungareze paralajmëruan sot se një ligj i ri i miratuar në Parlament ka si synim të kufizojë ashpër lirinë e shtypit. Organizatat e medias, thanë se një ligji i miratuar dje nga parlamenti hungarez, mund ta bëjë të vështirë apo edhe të pamundur funksionimin e redaksive të pavarura, gazetarëve dhe kompanive të medias.

Kryeministri hungarez, Viktor Orbán, ka pohuar se qeveritë dhe individët perëndimor po financojnë dhe drejtojnë kundërshtarët e tij. Në javët e fundit, qeveria hungareze shtoi thirrjet me pretendimin se forcat e huaja po ndërhynin në jetën publike hungareze dhe se nevojiteshin rregulla më të rrepta për të mbrojtur sovranitetin e vendit. Ligji i miratuar këtë javë krijon një zyrë për mbrojtjen e sovranitetit që ka kompetenca të gjera për të hetuar këdo aktiv në jetën publike.

Një zëdhënës i qeverisë hungareze tha se zyra do të funksionojë në mënyrë autonome me një buxhet të pavarur, duke u fokusuar në analizë, vlerësim dhe hetim për të mbrojtur identitetin kushtetues duke shqyrtuar ndërhyrjet e huaja në proceset demokratike dhe vendimmarrëse të Hungarisë. Orban është shprehur entuzias për miratimin e këtij ligji.

Por grupet hungareze të shoqërisë civile dhe organizatat e medias thonë se qëllimi i vërtetë i legjislacionit nuk është llogaridhënia, por të frikësojë dhe të heshtë kritikët. Miratimi i këtij ligji ka ngritur shqetësime edhe jashtë Hungarisë mes organizatave ndërkombëtare të medias por edhe në Parlamentin Europian.

viktor orbán

Sondazh

Poll