Bota

Hiperinflacioni në Argjentinë/ Milei do të zhvlerësojë peson me më shumë se 50%

Sipas CNN, lëvizja e ashpër ndryshon normën zyrtare të konvertimit në 800 pesos për dollar nga 365 pesos dhe kjo masë vjen vetëm disa ditë pasi presidenti Javier Milei mori mandatin.

13 Dhjetor 2023, 19:02 Nga A.TH
Hiperinflacioni në Argjentinë/ Milei do të zhvlerësojë
Foto ilustruese

ARGJENTINË- Ministri i Ekonomisë në Argjentinë, Luis Caputo bëri të ditur se pesos, monedha argjentinase do të zhvlerësohet me më shumë se 50% si pjesë e masave emergjente për të ndihmuar ekonominë e vendit. Sipas CNN, lëvizja e ashpër ndryshon normën zyrtare të konvertimit në 800 pesos për dollar nga 365 pesos dhe kjo masë vjen vetëm disa ditë pasi presidenti Javier Milei mori mandatin.

Gjatë fushatës elektorale Milei u zotua se do të hiqte monedhën vendase për ta zëvendësuar atë me dollarin në mënyrë që të kthente ekonominë në rrugën e duhur. Peso është mbështetur artificialisht për vite me radhë nga kontrollet e rrepta të kapitalit dhe vlera e tij është ulur afërsisht 52% këtë vit kundrejt dollarit amerikan. Banka qendrore e Argjentinës vitet e fundit ka nxjerrë më shumë peso për të ndihmuar qeverinë e vendit të shmangte dështimin e borxhit të saj. Kjo ka rezultuar në rritje të çmimeve. Fondi Monetar Ndërkombëtar bëri me dije se i mbështet nismat e reja në Argjentinë.

luis caputo javier milei

Sondazh

Poll