Sport

Lajme të këqija për Romën: Dybala do të mungojë në sfidat ndaj Napolit dhe Juves...

Ndeshja ndaj Fiorentinës e goditi Romën, pasi përveç lënies së dy pikëve në betejën për vendin e 4-të, Paulo Dybala u dëmtua dhe do të qëndrojë jashtë fushës rreth tre javë.

12 Dhjetor 2023, 18:25 Nga DOSJA
Lajme të këqija për Romën: Dybala do të mungojë

ITALI - Barazimi 1-1 me Fiorentinën në "Olimpico" mbrëmjen e së dielës, i kushtoi Romës dy pikë në përpjekjen e saj për të hyrë në “Top 4” e privilegjuar të Serisë A, por ajo që e shqetëson më shumë Jose Mourinhon është lajmi që i ka mbërritur në lidhje me gjendjen shëndetësore të Paulo Dybala.

Ylli argjentinas u dëmtua në minutat e para të ndeshjes dhe u zëvendësua në minutën e 25-të, me testet mjekësore që treguan një dëmtim në gjurin e majtë dhe raportet fillestare sugjerojnë se ai do të mungojë për rreth tre javë.

Përveç përballjes me Sheriff Tiraspol në Europa League, Dybala do të mungojë edhe në ndeshjen me Bolonjën, si dhe ndaj Napolit dhe Juventusit, me verdhekuqtë që shpresojnë ta kenë atë në dispozicion më 7 janar, për ndeshjen e Serisë A me Atalantën, ose për të mundshmet. Derbi për Kupën me Lazion, më 10 janar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll