Sport

Renato Sanches reagon pas lajmit se është konsultuar me një magjistar...

Ndërkombëtari portugez mohon të ketë përdorur shërbimet e një profesionisti të shkencës okulte

12 Dhjetor 2023, 15:39 Nga DOSJA

Renato Sanches reagon pas lajmit se është konsultuar me një

ITALI - Pas lajmeve nga “La Repubblica”, e cila këtë të martë raportoi se Renato Sanches ishte konsultuar me një magjistar, për shkak të plagëve të rënda që e kanë pllakosur, ndërkombëtari portugez ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në pjesën e parë të duelit ndërmjet Romës dhe Fiorentinës, Renato Sanches u kap duke folur me ish-bashkëlojtarin e tij te Lille, Jonathan Ikoné, i cili e pyeti se çfarë lloj dëmtimi kishte, por portugezi u përgjigj: “Nuk e di, dikush më mallkoi.”

“Kurrë nuk kam thënë se do të shkoj te një magjistar, thjesht po bëja një bisedë me ish-shokun tim të skuadrës. Kemi biseduar për tema të ndryshme, sepse kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë dhe ajo që kam thënë është se ndoshta dikush më ka sharë apo diçka e tillë”,- ka shkruar lojtari, i cili është aktualisht te Roma e José Mourinhos, i huazuar nga PSG. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll