Sport

E RRALLE! Skuadra uellsiane i la lojtarët pa pagesë, Federata e ndëshkon me - 141 pikë!

Pontypridd United luan me amatorët e Uellsit dhe është ndëshkuar me minus 141 pikë nga FA e Uellsit për shkak se i ka lënë lojtarët e saj pa pagesë.

12 Dhjetor 2023, 18:04 Nga DOSJA

E RRALLE! Skuadra uellsiane i la lojtarët pa pagesë, Federata e

ANGLI - Pontypridd United, i cili garon në ligën amatore të Uellsit, është ndëshkuar me minus 141 pikë nga Federata e Futbollit të Uellsit, për shkak se i ka lënë lojtarët e saj pa pagesë. Në veçanti, skuadra u shpall fajtore, për shkak të shkeljeve të kontratave të lojtarëve të saj.

Vlen të përmendet, se klubit do t'i hiqen vetëm gjashtë pikë këtë sezon, me 135 të mbetura të pezulluara deri në fund të sezonit të ardhshëm, dhe të zbatueshme vetëm nëse tregohet se nuk kanë shkelur kontratat e lojtarëve gjatë sezonit aktual.

“Një hetim nga Federata e Futbollit të Uellsit për statusin kontraktual të lojtarëve në Pontypridd United është zhvilluar, pas ankesave të bëra nga lojtarët për shkelje të pretenduara të kontratave të tyre profesionale. 

Hetimi çoi në marrjen e masave disiplinore kundër klubit, për një shkelje të supozuar të rregullave dhe rregulloreve të FAW”,- tha në një deklaratë Federata e Futbollit të Uellsit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll