Sport

Ten Hag tregon "sekretin", se çfarë është e nevojshme për të mposhtur Bayernin...

“Djajtë e Kuq” kanë nevojë për një natë perfekte për të kaluar fazën e grupeve të Champions League

12 Dhjetor 2023, 16:04 Nga DOSJA

Ten Hag tregon "sekretin", se çfarë është e

ANGLI - Matematika është e thjeshtë për Man.United: ata duhet të fitojnë kundër  Bayern në raundin e fundit të fazës së grupeve të Champions League dhe shpresojnë që, në ndeshjen tjetër në Grupin A, Copenhagen të barazojë me Galatasaray, për të kaluar në 1/16 e garës së milionerëve. 

Duke folur për faqen e klubit këtë të martë në mëngjes, Erik ten Hag shpreson që skuadra të ketë "shpirtin e duhur" dhe tifozët për t'i mbështetur: "Ata do të na japin energji, do të na mbështesin dhe do të na ndihmojnë të luajmë në një nivel të lartë. Kjo është ajo që duhet për të mposhtur Bayern Munich.”

Këtë të martë fillon xhiroja e fundit e Champions League, ku katër grupet do të kenë të përcaktuara pozicionet e tyre përfundimtare. Shumë skuadra tashmë e dinë destinacionin e tyre, por ka ende skuadra që presin një natë speciale për të vazhduar në 'garën e milionerëve'.

Trajneri holandez shpreson që lojtarët e tij të kthehen në "nivelin që luajtën kundër Chelsea", të cilin Man.United e fitoi 2-1 dhe të harrojë humbjen kundër Bournemouth (0-3), të shtunën e kaluar: "Në javët e fundit, në disa ndeshje kemi luajtur futboll brilant dhe duhet të sigurohemi që të luajmë në të njëjtën mënyrë (me Bayernin).”

Man.United ka shënuar 12 gola dhe ka pranuar 14 në Champions League, vetëm Antwerp me 15, ka pësuar më shumë, diçka që lë në sy Ten Hag dhe mbrojtjen e “Djajve të Kuq”: “Bayern ka futboll shumë tërheqës, ( ... ) por ne gjithashtu mund të luajmë futboll tërheqës dhe dinamik dhe të krijojmë shumë mundësi.

“Mendoj se jemi të aftë të shënojmë shumë gola dhe e di që ata kanë shumë cilësi individuale, ndaj duhet të mbrohemi shumë mirë”,- ka përfunduar parashikimi i tij për duelin. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll