Sport

Inter Miami i Leo Messit 'kampion bote' në kërkimet e ekipeve sportive në Google…

Ai ndiqet nga Los Angeles Lakers në vendin e 2-të dhe Al Nassr i Cristiano Ronaldos në vendin e 3-të

12 Dhjetor 2023, 16:34 Nga DOSJA

Inter Miami i Leo Messit 'kampion bote' në kërkimet e

SHBA - Inter Miami i Lionel Messit dhe Al-Nassr i Cristiano Ronaldos ishin ndër ekipet sportive më të kërkuara në mbarë botën në vitin 2023, sipas motorit kryesor të kërkimit, Google. Çdo vit, Google nxjerr të dhënat kryesore të kërkimit të vitit për kategori të ndryshme, duke përfshirë ekipet sportive.

Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo iu bashkuan klubeve të tyre përkatëse në vitin 2023. Ndërsa Ronaldo nënshkroi për Al-Nassr në fillim të vitit, Leo Messi u transferua nga Paris Saint-Germain te Inter Miami në fund të sezonit.

Mes dy skuadrave, që zënë përkatësisht vendin e parë dhe të tretë, është skuadra Los Angeles Lakers e NBA-së, ndërsa pesë të parat plotësohen nga Manchester City dhe një tjetër skuadër e NBA-së, Miami Heat.

Ja dhjetë skuadrat sportive më të kërkuara në mbarë botën në Google në vitin 2023:
1. Inter Miami
2. Los Angeles Lakers
3. Al Nassr
4. ManchesterCity                                                                                                                                      5. Miami Heat
6. Texas Rangers
7. Al Hilal
8. Borussia Dortmund
9. Kombëtarja indiane e kriketit
10. Boston Bruins

Google gjithashtu publikoi të dhënat kryesore të kërkimit "të gjitha kohërave" në disa kategori specifike.
Që nga viti 2004, kur të dhënat e tendencës së kompanisë u bënë të disponueshme globalisht për herë të pare, superylli portugez Cristiano Ronaldo ka qenë sportisti më i kërkuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll