Sport

Agim Ademi takon trajnerin e ardhshëm të Kosovës, ka drejtuar Spanjën!

49-vjeçari në të shkuarën ka qenë në rolin e ndihmësit te Roma, Barcelona dhe Kombëtarja e Spanjës. Madje, për një periudhë të shkurtër kohore ka udhëhequr ekipin kombëtar të Spanjës

12 Dhjetor 2023, 12:13 Nga DOSJA
Agim Ademi takon trajnerin e ardhshëm të Kosovës, ka drejtuar

KOSOVE - Presidenti i FFK-së ka nisur nga puna për të gjetur trajnerin e ri të përfaqësueses së Kosovës. Roberto Moreno pritet të jetë ai i cili do të marrë drejtimin e dardanëve. Agim Ademi ka udhëtuar drejt Stambollit për të takuar trajnerin spanjoll. Palët janë ende në fazën e negociatave dhe në ditët në vazhdim pritet të mësojmë nëse do të vijë edhe zyrtarizimi.

49-vjeçari në të shkuarën ka qenë në rolin e ndihmësit te Roma, Barcelona dhe Kombëtarja e Spanjës. Madje, për një periudhë të shkurtër kohore ka udhëhequr ekipin kombëtar të Spanjës, duke zëvendësuar Luis Enriken. Përvoja e tij e fundit ishte në krye të Granadës, me të cilën ndërpreu bashkëpunimin në pranverën e vitit të shkuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll