Sport

VIDEO/ Georgina, tani bën tifo për Ronaldo Jr., bashkë me vëllezërit dhe motrat e tij...

Familja e Cristiano Ronaldos, konkretisht Georgina dhe fëmijët e tij, kanë ndjekur nga afër ndeshjen e Ronaldo Jr. me fanellën e Al Nassr.

12 Dhjetor 2023, 17:43 Nga DOSJA

VIDEO/ Georgina, tani bën tifo për Ronaldo Jr., bashkë me

ARABIA SAUDITE - Në Al Nassr, përveç Cristiano Ronaldos, garon edhe djali i tij, Ronaldo Junior.

Edhe djali i superyllit portugez, luan me numrin “7” në shpinë dhe tashmë ka filluar të tërheqë vëmendjen në Arabinë Saudite. 

Në ndeshjen e tij më të fundit, si Georgina, ashtu edhe vëllezërit e motrat e tij, ishin në tribunë, duke bërë tifozo dhe duartrokitur në çdo përpjekje të Ronaldos së vogël.

Në videon e mëposhtme, e cila është bërë virale në rrjetet sociale, shihet familja Ronaldo  teksa shikon 13-vjeçarin në një ndeshje moshash.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll