Sport

“The Best”/ FIFA zbulon kandidatët për çmimin "Portieri më i mirë" 2023…

Fituesit do të shpallen më 15 janar

12 Dhjetor 2023, 16:15 Nga DOSJA

“The Best”/ FIFA zbulon kandidatët për çmimin

ZVICER - FIFA ka shpallur të nominuarit e parë për çmimet e saj “The Best”, duke u përqëndruar në kategorinë e portierëve, si në futbollin për meshkuj, ashtu edhe për femra.

Në anën e portierëve, gardiani tanishëm i Manchester City-t, braziliani Ederson është një nga tre të nominuarit, së bashku me Yassine Bounou (nga Sevilla te Al Hilal) dhe Thibaut Courtois (Real Madrid).

Nga ana e femrave, tre të nominuarat janë Mackenzie Arnold (West Ham), Catalina Coll (Barcelona) dhe Mary Earps (Manchester United).

Fituesit do të shpallen në një ceremoni që do të mbahet në Londër, më 15 janar 2024.

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll