Sport

Tragjedi në Brazil! Një lojtar 21-vjeçar humb jetën, pasi u godit nga rrufeja… (video)

Sipas ‘Globo’, tre lojtarë të tjerë kanë pësuar djegie në të gjithë trupin

12 Dhjetor 2023, 15:14 Nga DOSJA

Tragjedi në Brazil! Një lojtar 21-vjeçar humb jetën, pasi

BRAZIL - Caio Henrique, një futbollist brazilian 21-vjeçar, vdiq të dielën e kaluar pasi u godit nga rrufeja gjatë një loje futbolli në qytetin e Santo António da Platina, që ndodhet në veri të Paranës (Brazil). Lojtari u transportua në njësinë spitalore, por përfundoi dhe humbi jetën duke iu nënshtruar plagëve të marra.

Sipas ‘Globo’, tre lojtarë të tjerë kanë pësuar djegie në të gjithë trupin. Nëpërmjet një video amatore, të regjistruar nga tifozët që ndodheshin në tribunat e stadiumit, ku u zhvillua takimi, mund të shihet momenti në të cilin disa lojtarë u larguan nga fusha, pasi u goditën nga rrufeja.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll