Bota

Mbështetësit të shqetësuar për Alexey Navalny: Ka tre ditë që nuk kemi asnjë lajm për të

Avokatëve e tij u refuzohet hyrja dhe u kërkohet të presin. Ai nuk u paraqit në seancat e planifikuara gjyqësore.

9 Dhjetor 2023, 22:09 Nga r.ll
Mbështetësit të shqetësuar për Alexey Navalny: Ka tre
alexey navalny

MOSKË- Ish-udhëheqësi i opozitës në Rusi Alexey Navalny nuk ka bërë asnjë njoftim për veten e tij për të paktën tre ditë dhe autoritetet nuk i lejojnë avokatët e tij ta vizitojnë atë në burg.

Kreu i departamentit hetimor të Fondacionit Kundër Korrupsionit të Navalni, Maria Pevchikh, njoftoi në platformën "X" se Navalni është zhdukur prej tre ditësh.

Avokatëve e tij u refuzohet hyrja dhe u kërkohet të presin. Ai nuk u paraqit në seancat e planifikuara gjyqësore. Javën e kaluar ai pati një incident të rëndë shëndetësor, shkruajnë mediat e huaja.

“Jeta e Navalny është në rrezik të madh. Aktualisht ndodhet në izolim të plotë”, thuhet në një mesazh të publikuar dje. Nga ana e saj, zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmysh, shpjegoi se avokatët e tij qëndruan gjatë gjithë ditës përpara IK-6, kolonisë së tij aktuale, dhe IK-7, një koloni e regjimit special në rajonin e Vladimirit.

Për mbështetësit e tij, ky është një fakt shqetësues, pasi ai herë pas herë duke dërguar letra jepte shenja jete.

"Fakti që nuk mund ta gjejmë Alexey është veçanërisht shqetësues sepse javën e kaluar ai u sëmur në qeli. Por tani është dita e tretë që nuk e dimë se ku është. Para kësaj, kishte pasur letra prej tij të paktën herë pas here, qoftë edhe të censuruara, por nuk kishte pasur letra gjatë gjithë javës”, shtoi zëdhënësja. Navalny është një ndër figurat më opozitare në Rusi. Ai u bë i njohur për shkak të akuzave të forta kundër korrupsionit të qeverisë së Putinit. Aktualisht ai është arrestuar dhe burgosur dhe ndodhet në një proces gjyqësor.

alexey navalny

Sondazh

Poll