Bota

Gazetarja i përgjigjet drejtpërsëdrejti komenteve fyese për trupin, "duartrokitet" nga yjet e Hollivudit

Leslie Horton, një gazetare për stacionin televiziv kanadez Global News Calgary, mori mbështetjeje nga dy yje të Hollivudit pasi klipi u bë viral në mediat sociale.

9 Dhjetor 2023, 21:36 Nga A.TH

Gazetarja i përgjigjet drejtpërsëdrejti komenteve fyese për

KANADA- Video e një reportere në Kanada, e cila iu përgjigj drejtpërsëdrejti komenteve të një burri për trupin e saj ka marrë mbështetje edhe nga yjet e Hollivudit.

Leslie Horton, një gazetare që raporton për trafikun në vend për stacionin televiziv kanadez Global News Calgary, u diskutua gjerësisht në mediat sociale pasi lexoi emailin e një burri i cili i bënte komente turpëruese për trupin e saj gjatë raportimeve televizive. Në transmetim të drejtpërdrejtë, Leslie tha se do ti përgjigjej një maili që sapo kishte marrë.

"Urime për shtatzëninë tuaj. Nëse do të vishni pantallona të vjetra si shofer autobusi, duhet të prisni email si ky", shkruhej në e-mail. I menjëhershëm ishte reagimi i saj.

"Pra, faleminderit për këtë. Jo, nuk jam shtatzënë. Në fakt kam humbur mitrën nga kanceri vitin e kaluar. Dhe kështu duken gratë e moshës sime. Pra, nëse është fyese për ju, kjo është për të ardhur keq. Mendoni për emailet që dërgoni.", tha gazetarja, sipas mediave të huaja.

Kjo përgjigje e 59-vjeçares u bë virale në rrjetet sociale dhe u shpërnda nga ylli i Hollivudit, Jamie Lee Curtis në Instagram. Këtij postimi iu përgjigj edhe aktorja Michelle Pfeiffer, e cila shkroi "bravo" me disa emoji duartrokitëse.

Horton ka qenë në Global Calgary, një stacion televiziv që mbulon qytetin e Calgary në Kanadanë jugore, që nga viti 1995. Ajo tha për shtypin kanadez se kishte marrë mesazhe të këqija nga i njëjti burrë për katër vitet e fundit. Gazetarja vendosi të flasë me këtë rast, sepse emaili e kishte kaluar kufirin.

“E pashë këtë mesazh të veçantë që synonte drejtpërdrejt të më turpëronte, të më poshtëronte dhe të më bënte të ndihesha keq me veten. Kështu që thashë disa fjalë. Me sa duket, ato ishin koherente”, deklaroi ajo.

leslie horton

Sondazh

Poll