Bota

Siguroi armën e krimit, arrestohet një person i katërt për vrasjen e Liridonës (EMRI)

Tomë Dodaj nga Gjakova, dyshohet se i ka siguruar armën e krimit bashkëshortit të Liridonës, Naim Murselit që akuzohet si porositësi i vrasjes dhe ekzekutuesit të dyshuar Granit Plavës.

9 Dhjetor 2023, 19:50 Nga r.ll
Siguroi armën e krimit, arrestohet një person i katërt për
liridona ademaj

KOSOVË- Është arrestuar sot edhe personi i katërt i përfshirë në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Tomë Dodaj nga Gjakova, dyshohet se i ka siguruar armën e krimit bashkëshortit të Liridonës, Naim Murselit që akuzohet si porositësi i vrasjes dhe ekzekutuesit të dyshuar Granit Plavës, të cilët po ashtu janë në burg. 

I arrestuar për vrasjen e Liridona Ademajt është edhe Kushtrim Kokalla, nipi i Naim Murselit. Kokalla ishte pjestar i FSK-së. 

Gjykata Themelore e Prishtinës ua caktoi nga një muaj paraburgim të treve, pasi sipas gjykatëses së procedurës paraprake, ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, sepse ekziston edhe dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale.

Naim Murseli akuzohet për vrasje të rëndë në bashkëpunim, Granit Plava për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa Kushtrim Kokalla për marrëveshje për ta kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

liridona ademaj tomë dodaj

Sondazh

Poll