Bota

Rikthehen protestat pro palestineze në Londër, arrestohen 13 persona

Policia Metropolitane tha se 13 arrestimet u bënë kryesisht për pankarta fyese, si dhe për vepra të tjera të supozuara, duke përfshirë posedimin e drogës dhe pengimin.

9 Dhjetor 2023, 21:31 Nga A.TH

Rikthehen protestat pro palestineze në Londër, arrestohen 13 persona

BRITANI- Dhjetëra mijëra protestues pro-palestinez marshuan në Londër duke bërë thirrje për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit. Organizatorët pretenduan se deri në 100,000 njerëz u përballën me kushtet e ftohta të dhjetorit për t'iu bashkuar demonstratës, protesta e parë e tillë që nga një pauzë njëjavore e luftimeve që u ndërpre javën e kaluar.

Megjithatë, Policia Metropolitane tha se rreth 40,000 njerëz morën pjesë në marshim dhe 13 persona janë arrestuar. Protestuesit mbanin pankarta me fjalët "Palestine e lirë" dhe "Fund rrethimit".

Disa protestues brohorisnin: “Një, dy, tre, katër, okupim jo më, pesë, gjashtë, shtatë, tetë, Izraeli është një shtet terrorist”. Ata brohoritën gjithashtu sloganin e shumëdiskutuar: "Nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë", shkruan Sky News.

Policia Metropolitane tha se 13 arrestimet u bënë kryesisht për pankarta fyese, si dhe për vepra të tjera të supozuara, duke përfshirë posedimin e drogës dhe pengimin.

Policia bëri me dije se një burrë u arrestua me dyshimin për një shkelje racore të rendit publik pasi oficerët identifikuan një burrë me një pankartë që bën krahasime midis Izraelit dhe Gjermanisë naziste.

Korrespondentja e Sky Neës që raportoi nga marshimi, tha se kishte një zhgënjim të shtuar që një rezolutë e OKB-së që bënte thirrje për një armëpushim të menjëhershëm nuk u mirastua pasi SHBE vendosi veton, ndërsa Britania abstenoi.

proteste ne londer

Sondazh

Poll