Bota

LUFTIMET/ Ushtria izraelite vret dy palestinezë në Bregun Perëndimor

Ministria palestineze e shëndetësisë tha se 25-vjeçari që vdiq nga plagët ishte qëlluar gjatë një bastisjeje arrestimi në kampin e refugjatëve Faraa të premten. 

9 Dhjetor 2023, 18:51 Nga A.TH
LUFTIMET/ Ushtria izraelite vret dy palestinezë në Bregun
foto ilustruese

GAZË- Forcat izraelite qëlluan dhe vranë një palestinez në Bregun Perëndimor gjatë ditës së sotme dhe një tjetër vdiq nga plagët e tij të marra në një bastisje izraelite një ditë më parë.

Ministria palestineze e shëndetësisë tha se 25-vjeçari që vdiq nga plagët ishte qëlluar gjatë një bastisjeje arrestimi në kampin e refugjatëve Faraa të premten. Shtatë ishin vrarë në këtë bastisje, duke përfshirë një komandant lokal të Brigadës së Martirëve Al Aksa, shkruajnë mediat e huaja.

Sidoqoftë, rrethanat nuk ishin menjëherë të qarta për vrasjen e palestinezit 25-vjeçar pranë qytetit të Hebronit. Gjithsej 274 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga fillimi i konfliktit dy muaj më parë, shumica u vranë gjatë të shtënave me armë zjarri që ushtria izraelite thotë se filluan gjatë operacioneve për arrestimin e militantëve të dyshuar. N

jë ditë më parë, kreu i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abass theksoi se sulmet izraelite ndaj Bregut Perëdimor janë rritur së tepërmi në dy muaj e fundit, duke shkaktuar viktima të panevojshme.

konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll