Bota

I rrezikon jetën, Gjykata e Lartë në Teksas nuk lejon një 31-vjeçare të kryejë abort

Gjykata e Lartë hodhi poshtë vendimin e Gjykatës së rrethit, e cila i jepte të drejtë një gruaje 31 -vjeçare që të ndërpriste shtatzaninë për shkak të problemeve shëndetësore që po i shkaktonte

9 Dhjetor 2023, 21:46 Nga A.TH
I rrezikon jetën, Gjykata e Lartë në Teksas nuk lejon një
kate cox

TEKSAS- Gjykata e Lartë, shumë konservatore e shtetit amerikan të Teksasit pengoi një grua shtatzënë të ndërpresë urgjentisht shtatzëninë e saj shumë të rrezikshme, dhe njoftoi se do të shqyrtojë themelin e çështjes më vonë.

Prokurori i Përgjithshëm, Ken Paxton shkoi në Gjykatën e Lartë të Teksasit për të rrëzuar një urdhër gjykate të lëshuar të enjten, duke lejuar 31-vjeçaren Kate Cox të ndërpresë shtatzëninë e saj, e cila kërcënon fertilitetin dhe jetën e saj. Në këtë shtet ndalohet aborti me përjashtim të rasteve shumë të rralla, pasi Teksasi ka një nga ligjet më të rrepta në SHBA për këtë çështje.

"Pa marrë parasysh meritat, Gjykata po e pezullon nga ana administrative vendimin e gjykatës së rrethit që lejoi Cox të bënte një abort”, tha Qendra për të Drejtat Riprodhuese (CRR), e cila po përfaqëson Cox-in në padi.

CRR shpërndau një kopje të vendimit të gjykatës. Gjykata thotë se kërkesa e Cox mbetet për shqyrtim, raportojnë mediat e huaja.

“Kjo është një urgjencë mjekësore. Kate tashmë është 20 javë shtatzënë. Kjo është arsyeja pse njerëzit nuk duhet të luten para një gjykate për të marrë kujdes mjekësor,” tha avokatja e gruas shtatzanë.

Cox tha në padinë e saj se nëse vazhdon shtatzëninë, do t'i duhet të kryejë ndërhyrjen e tretë cezariane, e cila ka të ngjarë të rrezikojë aftësinë e saj për të pasur më shumë fëmijë, gjë që ajo thotë se ajo dhe burri i saj e duan.

"Ligji i Teksasit e ndalon abortin, theksoi Prokurori i Përgjithshëm Ken Paxton, duke pretenduar se gjykata e qarkut abuzoi me autoritetin e saj pa asnjë provë, ndërsa ekzaminuesi mjekësor i Teksasit kishte përcaktuar se zonja Cox nuk i plotësonte kushtet e nevojshme për të marrë një mjekim.”

Në apelin e tij, Ken Paxton, një republikan ultrakonservator, i kishte kërkuar Gjykatës së Lartë të Teksasit të pezullonte atë vendim.

kate cox

Sondazh

Poll