Bota

Rebelët Houthi kërcënojnë anijet që udhëton drejt Izraelit: Nëse Gaza nuk merr ndihmat humanitare, do sulmojmë

Zëdhënësi i këtij grupi paralajmëroi kompanitë e anijeve që të rishqyrtojnë bashkëpunimin me Izraelin dhe se nëse Gaza nuk merr ndihma humanitare, atëherë të gjitha anijet do të jenë në shënjestër të grupi Grupi Houthi është pjesë e një aleance rajonale të lidhur me Iranin, e cila përfshin gjithashtu Hamasin dhe Hezbollahun e Libanit.

9 Dhjetor 2023, 20:21 Nga A.TH
Rebelët Houthi kërcënojnë anijet që udhëton drejt
foto ilustruese

IRAN- Grupi i rebelëve Houthi, me mbështetjen e Teheranit njoftoi sot se do të ndalojë çdo anijë që tenton të udhëtojë drejt Izraelit.

Zëdhënësi i këtij grupi paralajmëroi kompanitë e anijeve që të rishqyrtojnë bashkëpunimin me Izraelin dhe se nëse Gaza nuk merr ndihma humanitare, atëherë të gjitha anijet do të jenë në shënjestër të grupit, raportojnë mediat e huaja.

"Nëse Gaza nuk merr ushqimin dhe ilaçet që i nevojiten, të gjitha anijet në Detin e Kuq të destinuara për në portet izraelite, pavarësisht nga kombësia e tyre, do të bëhen objektiv për forcat tona të armatosura," tha Yahya Saree, duke njoftuar një ndalim për kalimin e të gjitha anijet në rrugë për në Izrael.

Grupi Houthi është pjesë e një aleance rajonale të lidhur me Iranin, e cila përfshin gjithashtu Hamasin dhe Hezbollahun e Libanit. Ai qeveris një pjesë të Jemenit, duke përfshirë kryeqytetin Sanaa, më shumë se një mijë milje larg Izraelit. Ai ka fajësuar Izraelin për paqëndrueshmërinë në Lindjen e Mesme, duke thënë se rrethi i konfliktit" në rajon u nxit nga krimet e tij të vazhdueshme.

rebelët houthi konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll