Aktualitet

Greva e pedagogëve/ Albin Kurti tek Shkencat Sociale: Pushtetet janë të ndara në klika dhe kasta, mos u dorëzoni

4 Shkurt 2019, 09:43 Nga DOSJA
Greva e pedagogëve/ Albin Kurti tek Shkencat Sociale: Pushtetet janë

TIRANË- Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ndodhet sot në Fakultetin e Shkencave Sociale, ku ka takuar studentë dhe pedagogët që sot nisin zyrtarisht grevën. (Lexo këtu).

Kurti ka përgëzuar studentët për protestën dhe ka shtuar se shqiptarët kudo ku ndodhen kanë krijuar klika në pushtet, ku dominon ndihma personale dhe jo ajo e përgjithshme.

Fitoret në histori në shoqëri vijnë nga qëndresa. Aktivizmin e kam filluar pikërisht në krye të protestave studentore në Kosovë. Protesta e studentëve e drejtë kur pedagogët janë më ta. Ndërhyrja e studentëve nuk është për të qeshur. Në Kosovë i kemi ndjekur protestat tuaja. Me protestat tuaja vjen pranvera. Kjo protestë është kundër privilegjeve që kanë të pasurit. Kemi kasta dhe klika. Nëse ne jemi një klikë e marr si shembull, kjo do të thotë që për ju ka të drejta nëse jeni miku im. Fatkeqësisht, kudo ku ka shqiptarë ka klika, ku njerëzit ndihmojnë personalisht njëri-tjetrin. Por ky s’është ideal as demokratik as amerikan. Dominon personalja dhe joobjektivja. Ka shumë njerëz të mirë, por njerëzit e mirë janë të vetmuar.

Albin Kurti, lider i Vetëvendosjes

Albin Kurti ka qenë i pranishëm sot në Fakultetin e Shkencave Sociale, aty ku pedagogët nisën sot grevën. (Lexo këtu).  

Ndërkohë që procesi mësimor është ndërprerë në Tiranë dhe Shkodër. (Lexo ketu).

(F.g/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet albin kurti greva e pedagogeve ngujimi i studenteve pedagoget e shkencave sociale protesta e studenteve albin kurti greva e pedagogeve ngujimi i studenteve pedagoget e shkencave sociale protesta e studenteve

Sondazh

Poll