Aktualitet

Foto-lajm/ Në luftë me vdekjen, ja ku ndodhet Andi Maloku, ish-polici që u bë pritë për plumbat e shefit Ndoja

1 Nëntor 2019, 19:53 Nga DOSJA
Foto-lajm/ Në luftë me vdekjen, ja ku ndodhet Andi Maloku, ish-polici

TIRANË– Një foto nga spitali i Traumës në Tiranë ku edhe ndodhet ish-efektivi Andi Maloku, vjen në redaksinë e Dosja.al.

Pas derës, ndodhet Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, i cili gjatë atentatit ndaj shefit të tij mori dy plumba. Një në gjoks dhe një në shtyllën kurrizore. 

Atentati ndodhi pasditen e sotme teksa prokurori Arjan Ndoja po udhëtonte me dy persona të tjerë në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit. Bashkë me Ndojan kanë mbetur të plagosur edhe dy personat e tjerë, shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç dhe Aleksandër Laho, i cili ishte pasagjer. Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet andi maloku perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja andi maloku perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Nëntor 2019, 17:59

DURRËS– Detaje të reja dalin nga atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Burime për gazetarin Elton Qyno bëjnë me dije se shoferi i prokurorit të Durrë...