Aktualitet

Çfarë është KÇK? Organizata kriminale që Rama akuzonte prokurorin Arjan Ndoja si të përfshirë në të

1 Nëntor 2019, 19:50 Nga DOSJA
Çfarë është KÇK? Organizata kriminale që Rama

TIRANË-  “Ka ardhur koha ta ngrejmë stekën dhe t’i kundërvihemi me forcën më të egër KÇK”, ishte kjo një deklaratë e Edi Ramës që trazoi edhe një herë politikën dhe gjyqësorin në Shqipëri. KÇK, akronimi i Kap Çfarë të Kapësh, nuk do të ishte vetëm një shprehje e Ramës e vjedhur nga bankieri, Artan Santo, por një projekt i Kryeminstrit kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sipas Ramës një grup prokurorësh dhe gjyqtarësh që shumë shpejt do të dalin nga sistemi i drejtësisë se nuk plotësojnë kriteret kanë nisur të japin vendimet kriminale. Kreu i qeverisë hodhi akzua, duke thënë se këta prokurorë dhe gjyqtarë duhet të arrestohen, se po punojnë për grupe kriminale.

Një nga prokurorët që Rama kishte në mendje ditën kur formuloi për herë të parë frazën, Kap Çfarë të Kapësh, ishte dhe prokurori Arjan Ndoja. Sipas Ramës, Ndoja duhet të ishte prapa hekurave pasi kishte marrë një vendim kriminal për arrestimin e Liridon Pulës, kreut të Kadastës së Durrësit.

Akuzat e Ramës, u pasuan nga ekposnetë të tjerë të qeverisë duke e futur emrin e Ndojas si pjesë e një grupi kriminal, që punonte për krimin nën petkun e prokurorit.

Por çfarë është KÇK? Sipas Ramës, “KÇK është grupi më i madh kriminal në Shqipëri”, ku janë përfshirë prokuror dhe gjyqtar që do largohen nga Vettingu.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arjan ndoja edi rama grupimi kçk arjan ndoja edi rama grupimi kçk

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Nëntor 2019, 17:59

DURRËS– Detaje të reja dalin nga atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Burime për gazetarin Elton Qyno bëjnë me dije se shoferi i prokurorit të Durrë...