Aktualitet

U nisën për të vrarë/ Autorët dyshohen nga Nikla, shteti ‘në këmbë’ për të gjetur atentatorët e Ndojës

1 Nëntor 2019, 19:21 Nga DOSJA
U nisën për të vrarë/ Autorët dyshohen nga Nikla,

TIRANË– Policia e Shtetit është “ngritur” në këmbë për të kapur autorët e atentatit ndaj Prokurorit Arjan Ndoja. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dyshohet se autorët janë nga zona e Niklës në Fushë-Krujë.

Menjëherë disa patrulla policie janë nisur me urgjencë për atje, pasi dyshohet se autorët pasi kanë qëlluar me breshëri automatiku mbi makinën ku ndodhej prokurori, kanë shkuar për t’u fshehur në Nikël.

Deri më tani një person është ndaluar nga Reparti i Forcave Speciale, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në atentatin, ku mbetën tre të plagosur. 

Atentati ndodhi pasditen e sotme teksa prokurori Arjan Ndoja po udhëtonte me dy persona të tjerë në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit. Bashkë me Ndojan kanë mbetur të plagosur edhe dy personat e tjerë, shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç dhe Aleksandër Laho, i cili ishte pasagjer. Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja policia ne fushe-kruje perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja policia ne fushe-kruje

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Nëntor 2019, 17:59

DURRËS– Detaje të reja dalin nga atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Burime për gazetarin Elton Qyno bëjnë me dije se shoferi i prokurorit të Durrë...