Aktualitet

E veshur me të zeza, nëna e Andi Malokut vë kujën në spital: Po jep shpirt për 300 mijë lekë. Polici e nxjerr jashtë pr

1 Nëntor 2019, 18:12 Nga DOSJA
E veshur me të zeza, nëna e Andi Malokut vë kujën në

Ky është momenti kur nëna e Andi Malokut, shoferit të prokurorit Arjan Ndoja që mbeti i plagosur në atentatin me armë zjarri te mbikalimi i Shkozetit, mbërrin te spitali i Traumës.

30 vjeçari po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. E ëma e Malokut nuk është lejuar të futet brenda, çka ka sjellë dhe irritim të familjarëve.

Ata thonë se djali i tyre po jep jetën për një rrogë 30.000 si shofer. Pas shumë debateve, nëna e Malokut është lejuar të futet brenda.

Ndërkohë prokurori Ndoja dhe Aleksandër Laho, gjithashtu të plagosur në atentat, po marrin trajtim në spitalin e Durrësit.

Atentati ndodhi pasditen e sotme teksa prokurori Arjan Ndoja  po udhëtonte me dy persona të tjerë në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit.

Bashkë me Ndojan kanë mbetur të plagosur edhe dy personat e tjerë, shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç bashkë me Aleksandër Lahon, që ishte pasagjer. Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”.

Marrë nga OraNews

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet andi maloku perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja andi maloku perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Nëntor 2019, 17:59

DURRËS– Detaje të reja dalin nga atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Burime për gazetarin Elton Qyno bëjnë me dije se shoferi i prokurorit të Durrë...