Aktualitet

E kishin lënë të padjegur/ Gjendet ‘Benzi’ i atentatorëve të prokurorit Ndoja, brenda ‘Benzit’ gri kishte dy kallas

1 Nëntor 2019, 19:48 Nga DOSJA
E kishin lënë të padjegur/ Gjendet ‘Benzi’ i

DURRËS- Disa orë pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Policia ka gjetur makinën që dyshohet se është përdorur nga autorët.

Mësohet se mjeti i gjetur është tip “Mercedez Benz Evo”, ngjyrë gri dhe me targa shqiptare false e vjedhur dy javë më parë në Tiranë. Brenda tij janë gjetur dy armë zjarrë të llojit kallashnikov AK-47 dhe maska. 

Makina është gjetur e braktisur dhe e padjegur në Shkafanë të Ishmit. Në vendngjarje ka mbërritur me urgjencë grupi hetimor, i cili ka nisur punën për gjetjen e shenjave që autorët mund të kenë lënë në makinë. 

Atentati ndodhi pasditen e sotme teksa prokurori Arjan Ndoja po udhëtonte me dy persona të tjerë në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit. Bashkë me Ndojan kanë mbetur të plagosur edhe dy personat e tjerë, shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç dhe Aleksandër Laho, i cili ishte pasagjer. Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Nëntor 2019, 17:59

DURRËS– Detaje të reja dalin nga atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Burime për gazetarin Elton Qyno bëjnë me dije se shoferi i prokurorit të Durrë...