“I tmerrshmi i Sukthit” në makinë me Ndojin gjatë atentatit, si reagoi Rama kur Fevziu i tregoi foton e tij në emision (
1 Nëntor 2019, 18:59Nga DOSJA
TIRANË- Landi Muharremi është një nga tre perosnat e plagosur sot në atentatin, ku mendohet se shënjestër ka qenë prokurori Arjan Ndoja. Muharremi që njihej dhe me emra të tjerë si. Aleksandër Lago, Pëllumb Muharremi dhe Rumi, është një emër i njohur për Policinë.
Ai akuzohet se ka rrehur biznesmenin libanez, Fadi Mirti, që do të investonte më shumë se 450 milionë euro në Gjirin e Lalëzit. Pikrësisht për këtë ngjarje është pyetur dhe Rama, i cili ka qenë i ftuar vite më parë në “Opinion” me Blendi Fevziun.
Ishte gazetari ai që pyeti Ramën për Muharremin dhe i tregoi live dhe foton e Muharremit, por Kryeministri tha se provat duhet të dërgohen në Prokurori dhe ti tregohen atij.
Debati
Fevziu: Si mundet që shteti juaj, shteti im, nuk i gjen agresorët e biznesmenit.
Rama: O Zot, o Zot, agresorët janë arrestuar, kanë dalë përpara gjykatës edhe janë lëshuar, dakord?
Fevziu: Biznesmeni më ka kontaktuar 5 herë javën e fundit dhe më ka dërguar fotografinë e agresorit që ju nuk e keni arrestuar, të dhënat e tij, ia ka dërguar edhe policisë dhe nuk është marrë asnjë masë. Ka kryer investigime paralele me policinë dhe ka gjetur personat që e kanë dhunuar…
Rama: Ore lëri investigimet paralele, s’ka nevojë fare. Mjafton të interesohesh në polici dhe të pyesësh a janë arrestuar autorët… tani ishin, 1 apo 7… unë po të them se personat janë arrestuar. Fevzi, të lutem mos më fol banalitete këtu. Këto dokumente mos i mbaj këtu për të bërë shoë, por çoi atje ku duhet që të merren njerëzit, nëse do vërtetë do të japësh një kontribut real.
Atentati ndodhi pasditen e sotmeteksa prokurori Arjan Ndoja po udhëtonte me dy persona të tjerë në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit. Bashkë me Ndojan kanë mbetur të plagosur edhe dy personat e tjerë, shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç dhe Aleksandër Laho, i cili ishte pasagjer. Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
DURRËS- Mjeku i Urgjencës së Spitalit të Durrësit, Arjan Tivari ka folur lidhur me gjendjen e tre personave të plagosur në atentatin e ndodhur pasditen e s...
DURRËS– Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda Donika Prela dhe drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj kanë shkuar në spitalin e Durr...
Ky është momenti kur nëna e Andi Malokut, shoferit të prokurorit Arjan Ndoja që mbeti i plagosur në atentatin me armë zjarri te mbikalimi i Shkozetit, mbërrin t...
Aktualitet 1 Nëntor 2019, 17:59
DURRËS– Detaje të reja dalin nga atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Burime për gazetarin Elton Qyno bëjnë me dije se shoferi i prokurorit të Durrë...
TIRANË- Pas atentatit ndaj Prokurorit Arjan Ndoja, ka ardhur një reagim dhe nga gazetari Artan Hoxha. Në një reagim në Facebook, Hoxha pyet se për ç...
TIRANË- Dosja.al zbardh dinamikën se si ndodhi atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe dy personave të tjerë që ndodheshin në makinë më të. Sipas informa...
DURRËS– Prokurori Arjan Ndoja ka folur nga shtrat i spitalit të Durrësit lidhur me atentatit e bërë ndaj tij. Mësohet se prokurori është shprehur se i ka n...
SHKOZET– Atentati ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja ka vetëm një dëshmitare, e cila nuk mund të tregojë asgjë që ka parë. Bëhet fjalë për një lopë, e cila...