Aktualitet

1 Nëntor 2019, 17:59 Nga DOSJA

DURRËS– Detaje të reja dalin nga atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Burime për gazetarin Elton Qyno bëjnë me dije se shoferi i prokurorit të Durrësit, Andi Maloku është ish-punonjës policie në Komisariatin e Krujës.

Mësohet se 30-vjeçari, i cili ka marrë dy plumba (një në gjoks dhe në shtyllë kurrizore) ka shërbyer si shofer i prokurorit Arjan Ndoja që nga koha kur ky i fundit është emëruar drejtues i prokurorisë së Durrësit nga ish-kryeprokurorja Ina Rama.  Pas shkarkimit të Ndojës, Maloku ka qëndruar besnik ndaj duke e mbajtur postin e shoferit. 

Atentati ndodhi pasditen e sotme teksa prokurori Arjan Ndoja  po udhëtonte me dy persona të tjerë në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit.

Bashkë me Ndojan kanë mbetur të plagosur edhe dy personat e tjerë, shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç bashkë me Aleksandër Lahon, që ishte pasagjer. Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet andi maloku perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja andi maloku perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja

Sondazh

Poll