Aktualitet

“Ligjin e bën kallashnikovi”, gazetari Hoxha: Për çfarë po bisedonte Ndoja me Landi Muharremin në makinë

1 Nëntor 2019, 17:57 Nga DOSJA
“Ligjin e bën kallashnikovi”, gazetari Hoxha: Për

TIRANË- Pas atentatit ndaj Prokurorit Arjan Ndoja, ka ardhur një reagim dhe nga gazetari Artan Hoxha. Në një reagim në Facebook, Hoxha pyet se për çfarë ka biseduar prokurori me Landi Muharremin.

Gazetari më tej me ironi shton se “me siguri biseda ka qeënë për zbatimin e ligjit”.

“Me “siguri” prokurori ne detyre dhe Landi Muharremi, do kene qene duke biseduar per “zbatimin e ligjit”, … deri sa nje bresheri automatiku te kryqezimi i Shkozetit ua beri te qarte, se ligjin ne kete vend, ende vazhdon ta beje kallashnikovi…. gjithsesi urojme te shpetojne pa pasoja dhe te na tregojne kush ua beri atentatin edhe pse ata “nuk kane patur konflikt me askend tjeter”….”, shkruan Hoxha.

Atentati ndodhi pasditen e sotme teksa prokurori Arjan Ndoja po udhëtonte me dy persona të tjerë në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit. Bashkë me Ndojan kanë mbetur të plagosur edhe dy personat e tjerë, shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç dhe Aleksandër Laho, i cili ishte pasagjer. Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha atentat prokurorit arjan ndoja landi muharremi perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja artan hoxha atentat prokurorit arjan ndoja landi muharremi perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja

Sondazh

Poll