Aktualitet

Sapo dha dëshminë, Donika Prela dhe Tonin Vocaj i shkojnë në spital prokurorit Ndoja

1 Nëntor 2019, 18:36 Nga DOSJA
Sapo dha dëshminë, Donika Prela dhe Tonin Vocaj i shkojnë në

DURRËS– Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda Donika Prela dhe drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj kanë shkuar në spitalin e Durrësit.

Mësohet se dy zyrtarët e lartë kanë takuar prokurorin e Durrësit Arjan Ndojan, pas pasi ai ka dhënë deponimin e tij në Polici lidhur me atentatin që iu bë në Shkozet.

Atentati ndodhi pasditen e sotme teksa prokurori Arjan Ndoja  po udhëtonte me dy persona të tjerë në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit.

Bashkë me Ndojan kanë mbetur të plagosur edhe dy personat e tjerë, shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç bashkë me Aleksandër Lahon, që ishte pasagjer. Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet donika prela ne spital perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja donika prela ne spital perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Nëntor 2019, 17:59

DURRËS– Detaje të reja dalin nga atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Burime për gazetarin Elton Qyno bëjnë me dije se shoferi i prokurorit të Durrë...