Aktualitet

E ndoqën, i prenë rrugën dhe qëlluan me breshëri, zbardhet dinamika e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja

1 Nëntor 2019, 17:48 Nga DOSJA
E ndoqën, i prenë rrugën dhe qëlluan me breshëri,

TIRANË-  Dosja.al zbardh dinamikën se si ndodhi atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe dy personave të tjerë që ndodheshin në makinë më të. Sipas informacioneve mësohet se autorët kanë ndjekur makinën e prokurorit kanë ecuër paralel me të dhe më pas i kanë prerë rrugën.

Ndoja ka qenë i ulur i në sedijljen e pasme të makinës së tij dhe ka njohur autorët, gjë që e ka thënë dhe në dëshminë e parë në spitalin e Durrësit.

Më pas atentatorët kanë hapur zjarr në pjesën e majtë të makinës, ku kanë lënë të plagosur tre personat. Plumbat kanë vijuar dhe më tej, kur dy makina kanë qenë në ecje dhe makina e atentatorëve ka dalë para veturës së Ndojas, duke i prerë rrugën.

Makina e prokurorit e drejtuar nga Andi Maloku ka humbur kontrollin, pasi shoferi ka marrë disa plumba, dhe ka përfudnuar në kanal në anë të rrugës.

Atentati ndodhi pasditen e sotme teksa prokurori Arjan Ndoja po udhëtonte me dy persona të tjerë në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit. Bashkë me Ndojan kanë mbetur të plagosur edhe dy personat e tjerë, shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç dhe Aleksandër Laho, i cili ishte pasagjer. Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet andi maloku arjan ndoja dinamika e atentatit te prokurorit landi muharremi perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja andi maloku arjan ndoja dinamika e atentatit te prokurorit landi muharremi perplasje me arme zjarri ne shkozet plagoset arjan ndoja

Sondazh

Poll