Aktualitet

I ndoqi dhe i qëlloi me kallash, shteti ‘në këmbë’ pas atentatit ndaj prokurorit Ndoja, arrestohet i dyshuari i parë

1 Nëntor 2019, 17:40 Nga DOSJA
I ndoqi dhe i qëlloi me kallash, shteti ‘në

DURRËS– Një person është ndaluar nga Reparti i Forcave Speciale si i dyshuar në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku mbetën tre të plagosur. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ende nuk dihet identiteti i personit që është ndaluar por dyshohet se e ka ndjekur makinën e prokurorit para atentatit.

Ndërkohë mësohet se paralelisht kanë nisur kontrollet në Durrës dhe zonat përreth tij, Shijak, Sukth dhe Shkozet pasi dyshohet se janë pika ‘kyçe’ ku mund të jenë fshehur autorët e krimit.

Nga ana tjetër vetë prokurori Arjan Ndoja ka folur nga Spitali i Durrësit ku po merr mjekimin e nevojshëm pasi mbeti i plagosur me dy plumba dhe është shprehur se i ka njohur personat që e kanë qëlluar.

Atentati ndodhi pasditen e sotme teksa prokurori Arjan Ndoja  po udhëtonte me dy persona të tjerë në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit.

Bashkë me Ndojan kanë mbetur të plagosur edhe dy personat e tjerë, shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç bashkë me Aleksandër Lahon, që ishte pasagjer. Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleksandër laho land muharremi plagoset arjan ndoja aleksandër laho land muharremi plagoset arjan ndoja

Sondazh

Poll