Politike

I izoluar nga SHBA dhe MB, Berisha: Këlliçi dhe Bardhi janë në komunikim të vazhdueshëm me ndërkombëtarët

Berisha tha se pavarësisht marrëdhënieve të tij jo të mira me përfaqësuesit e SHBA-së dhe Britanisë, PD ka komunikime konstante me ndërkombëtarët.

23 Nëntor 2023, 21:27 Nga I.A
I izoluar nga SHBA dhe MB, Berisha: Këlliçi dhe Bardhi janë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se marrëdhëniet e tij personale me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe janë të njohura, me proceset gjyqësore që sipas tij janë të pandërprera. Berisha i ftuarnë emisionin “Now” në Euronews Albania, tha se pavarësisht marrëdhënieve të tij jo të mira me përfaqësuesit e SHBA-së dhe Britanisë, PD ka komunikime konstante me ndërkombëtarët. Ai tha se janë disa përfaqësues të PD-së si Gazment Bardhi dhe Belind Këlliçi që zhvillojnë takime periodike për përfaqësuesit e ambasadave të huaja.

“Marrëdhëniet e mia personale janë tashme të njohura, vazhdojnë proceset gjyqësore për qëndrimet pa asnjë fakt, document. Por marrëdhëniet e PD me SHBA dhe Britaninë, janë konstante, janë disa përfaqësues të PD që takohen në mënyrë periodike me diplomatët, Gazment Bardhi, Këlliçi. Ne mbajmë lidhje konstante me OSBE-në, me ambasdorin e OSBE-së, me ambasadorin gjerman, me të gjithë. Proceset gjyqësore të miat me ndërkombëtaret janë të pandërprera”, u shpreh Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll