Politike

Deputetët e përjashtuar të opozitës mbërrijnë në Kuvend, Garda i lejon të futen brenda

Midis deputetëve të përjashtuar janë Gazment Bardhi, Flamur Noka, Flamur Hoxha, Bledian Nallbati.

23 Nëntor 2023, 13:09 Nga r.ll
Deputetët e përjashtuar të opozitës mbërrijnë
foto e deputeteve

TIRANË-Deputetet e përjashtuar të Partisë Demokratike kanë mbërritur në ndërtesën e Kuvendit të Shqipërisë ndërsa pritet të zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Midis deputetëve të përjashtuar janë Gazment Bardhi, Flamur Noka, Flamur Hoxha, Bledian Nallbati. Ata nuk janë penguar nga Garda e Republikës të hyjnë në ambientet e kryesisë së Kuvendit.

Në mbledhjen që ishte parashikuar të niste në orën 11:00, janë shqyrtimi për draftprogramin dhe draftkalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 27 nëntor-22 dhjetor. Ndërkohë në draftkalendarin e punimeve për këtë periudhë është edhe marrëveshja e firmosur mes Italisë dhe Shqipërisë për strehimin e emigrantëve të ardhur nga Afrika.

“Për ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”, i depozituar nga Këshilli i Ministrave në datën 17 nëntor.

Pas shqyrtimit në komisionet parlamentare, pritet që votimi në seancë plenare për marrëveshjen me Italinë të bëhet në 21 dhjetor. Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve. 

konferenca e kryetareve

Sondazh

Poll