23 Nëntor 2023, 17:32
Nga I.A
Sali Berisha
ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se beteja në Parlament është për jetën ose vdekjen e pluralizmit. Në një takim me qytetarët në Elbasan, Berisha ka theksuar se demokracia në vendin tonë ndodhet në momentin më kritik të periudhës 32-vjeçare. Po ashtu ai ka theksuar se Rama ka zgjedhur që të t'i japë goditjen më të rëndë pluralizmit dhe parlamentit shqiptar.
"Të dashur demokrate dhe demokratë, qytetare dhe qytetarë të Elbasanit, në këtë sallë dhe kudo që ndodheni sonte. Përshëndetjet e mia më të përzemërta, falënderimin më të sinqertë për praninë tuaj në këtë takim, në një moment ndër më kritikët të të gjithë historisë tonë pluraliste 32 vjeçare. Unë vij sot tek ju me thirrjen e zemrës për çdo të ri dhe të re, për çdo qytetare dhe qytetar, demokrat dhe demokrate. Në situatën e krijuar, demokracia në Shqipëri është në klithmat e saj, është në agresionin më të rëndë në 32 vite. Demokracinë në Shqipëri, kërkon me çdo kusht dhe çmim, ta zhdukë një njeri që do të ketë në duart e tij të gjitha pushtetet. Pas 32 vitesh, vështirësish, suksesesh, mossuksesesh, Edi Rama ka zgjedhur ti japë goditjen më të rëndë në historinë e demokracisë, ka zgjedhur të asgjësojë pluralizmin politik në parlamentin shqiptar. Ka zgjedhur të ju mohojë përfaqësuesve tuaj në parlament, ato të drejtat që ju jep kushtetuta pa të cilat ata nuk përfaqësojnë asgjë tjetër përveç vetes së tyre. Pa ato të drejtat ata nuk përfaqësojnë djem e vajza, burra e gra të opozitës të cilët në kushtet më të vështira me guxim i qëndruan besnik idealeve të tyre demokratike dhe votuan kundër qeverisë. Pas kësaj, kjo e keqe e madhe e paparë ndonjëherë që nga Enver Hoxha në historinë tonë, kërkon që ata të cilët ju me ata vota sollët në parlament, ata ti ekzekutojë politikisht, ti shndërrojë në një falsitet, në një fasadë të tij dhe jo në përfaqësues tuaj. Në këtë aspekt beteja në parlament është betejë për jetën ose vdekjen e pluralizmit dhe demokracisë," tha Berisha.
sali berisha
Politike
23 Nëntor 2023, 16:36
I.A
Albin Kurti, Petrit Malaj dhe Elisa Spiropali
KOSOVË- Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj ka organizuar mbrmjen e ...
Politike
23 Nëntor 2023, 15:33
h.k
Gazmet Bardhi
TIRANË-Gazmend Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike pas mbledhjes së grupit ka reaguar në lidhj...
Politike
23 Nëntor 2023, 15:18
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se Parlamenti do të kthehet në normalitet në mo...
Politike
23 Nëntor 2023, 15:02
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë deklaratës për mediat u shpreh se, opozita do ta dërgo...
Politike
23 Nëntor 2023, 13:39
a.l
Kryesia e Kuvendit
TIRANË- Konferenca e Kryetarëve ka miratuar draftprogramin dhe draftkalendarin e punimeve të Kuvendit për periudh&e...
Politike
23 Nëntor 2023, 13:09
r.ll
foto e deputeteve
TIRANË-Deputetet e përjashtuar të Partisë Demokratike kanë mbërritur në ndërtesën e Kuvendit...
Politike
23 Nëntor 2023, 12:00
a.l
Mark Gjonaj
TIRANË- Kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës në SHBA, Mark Gjonaj ka qenë sot i pranishëm...
Politike
23 Nëntor 2023, 11:57
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në samitin e tretë të Diasporës, tha se 22 nëntori ...
Politike
23 Nëntor 2023, 11:47
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama theksoi se Samiti i Diasporës është një udhëkryq që bashkon t&eum...
Politike
23 Nëntor 2023, 11:24
a.l
TIRANË- Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka qenë i pranishëm në samitin e tretë i Diasporës që po mbahet në Tiranë....