Politike

Konferenca e Kryetarëve miraton kalendarin e punimeve deri më 22 dhjetor! Marrëveshja me Italinë, votohet në 21 dhjetor

Pas shqyrtimit në komisionet parlamentare, pritet që votimi në seancë plenare për marrëveshjen me Italinë të bëhet në 21 dhjetor.

23 Nëntor 2023, 13:39 Nga a.l
Konferenca e Kryetarëve miraton kalendarin e punimeve deri më 22
Kryesia e Kuvendit

TIRANË- Konferenca e Kryetarëve ka miratuar draftprogramin dhe draftkalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 27 nëntor-22 dhjetor. Në draftkalendarin e punimeve për këtë periudhë është poashtu edhe marrëveshja e firmosur mes Italisë dhe Shqipërisë për strehimin e emigrantëve të ardhur nga Afrika. Pas shqyrtimit në komisionet parlamentare, pritet që votimi në seancë plenare për marrëveshjen me Italinë të bëhet në 21 dhjetor.

“Për ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”, i depozituar nga Këshilli i Ministrave në datën 17 nëntor.

kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan më 6 nëntor në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve. 

konferenca e kryetarëve 23 shtator 2023

Sondazh

Poll