Politike

Berisha: Nëse PS-ja respektohen të drejtat kushtetuese në parlament, vendosim normalitetin, por Edi Rama nuk e pranon hetimin

Po ashtu berisha ka deklaruar se Rama mendon se është mbi Kushtetutën, por kjo nuk është e vërtetë. 

23 Nëntor 2023, 15:18 Nga I.A
Berisha: Nëse PS-ja respektohen të drejtat kushtetuese në
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se Parlamenti do të kthehet në normalitet në momentin që PS-ja të respektojë të drejtat kushtetuese. Në një deklaratë për mediat, Berisha ka deklaruar se Rama nuk e pranon kërkesën e tyre të thjesht për të drejtat kushtetuese. Po ashtu berisha ka deklaruar se Rama mendon se është mbi Kushtetutën, por kjo nuk është e vërtetë. 

"Nëse PS-ja, nëse respektohen të drejtat kushtetuese në parlament, ne kemi deklaruar se jemi për vendosjen e normalitetit në parlament. Ne nuk kemi thënë se, as nuk bëjmë dialog, as se bëjmë dialog. Është gjëja më e thjeshtë. Rikthimi i të drejtave kushtuese në parlament që nuk janë mohuar kurrë në këtë mënyrë. Por Edi Rama nuk pranon. Pse nuk pranon, sepse nuk do të hetohet. Sepse është autori kryesor i aferës së djegësave në Shqipëri. Mos harroni se është ai kryeautori. Shkoni e pyesni me dëshmitarë, cilin doni. Beqaj thotë; nuk kam marrë unë para, i ka marrë Rama, aty ku konfidon. Është i sterilizatorëve, check up, i aferës së portit të Durrësit, Dubai City. Është Edi Rama në këtë vorbull. Pa le Olsi. A doni të ju jap një të dhënë. E dëgjuat aferën e Amant Josifit, e keni dëgjuar. Mendoni se janë call centerat e Amanat Josifit në burg, jo. Në burg janë djem dhe vajza që në mënyrë absolute nuk kanë pasur asnjë lidhje me Amant Josifin dhe që nuk dinë asnjë fjalë gjermanisht. E vërtetuar kjo që them unë. Kurse ata që bënin vjedhjen e tmerrshme me bitcoin, janë të lirë sot, sepse është Olsi i zhytur. Është thjeshtra. Unë e kuptoj se ai tmerrohet kur përmendet thjeshtra. Por do të përmendet ajo. Shkoni tek muzeu pyesni pak, sa ka fituar. Kushtetuta e ndalon. Edi Rama beson se është mbi kushtetutën, ne nuk e pranojmë këtë. Pra këto janë qëndrimet. A do të pranojë Edi Rama? Jo thotë ai," tha Berisha.

edi rama sali berisha

Sondazh

Poll