Politike

"Si do t'i afrojmë të pakënaqurit në bazë ?"/ Berisha i përgjigjet qytetarit: Të rinjtë duhet t'i vendosim në krye dhe kontakt me emigrantët

Kryedemokrati tha se duhet të vendosim të rinjtë në krye të aksionit dhe duhet të kontaktojmë sa më shumë emigrantët. 

23 Nëntor 2023, 18:14 Nga h.k
"Si do t'i afrojmë të pakënaqurit në bazë
Sali Berisha

ELBASAN-Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike në kuadër të lëvizjes "Opozita nga aksion" ka vijuar takimet e tij ditën e sotme në Elbasan. Gjatë bashkëbisedimit Berishën e pyet një qytetar se si do të mundet PD të afrohet me bazën dhe konkretisht me të pakënaqurit.

Kryedemokrati tha se duhet të vendosim të rinjtë në krye të aksionit dhe duhet të kontaktojmë sa më shumë emigrantët. 

Berisha: Më erdhën tre qytetarë nga Kavaja në zyrë, edhe midis të tjerash folëm edhe për fushatën e 2023 ku fituam në atë qytet. U thashë pse dolët të votonit, çfarë ju shtyu, e di çfarë më thanë? Më thanë dolëm sepse u morëm me të rinjtë dhe ishte motivuese. U krijua një ekip elektoral i parezistueshëm. Tani për fat të keq shumë të keq, shumë nga të rinjtë largohen nga Shqipëria dhe ndaj duhet t'i nxjerrim në ballë të kësaj lëvizje. Ne vërtetëu angazhuam në '90 por ata që bën epokën ishin të rinjtë. Secili nga ne, mund të ofroj një, mund të ofroj dy. Sot kemi nevojë për mendjen dhe ekspertizën e kohës, që është jashtë dhe brenda vetes. Në qoftë se ju e përcaktoni si detyrë të kontaktoni dhe t'i nxisni. Diaspora kërkon të votojë dhe ata kanë një rol shumë të madh për të luajtur. Ata duhet të jenë dhe duhet t'i nxisim që të bëhen promotor kryesor të institucioneve, se në Shqipëri ka një diktaturë, ka një narkodiktaturë. 

sali berisha

Sondazh

Poll