Politike

"Nuk ka pasur ndarje, u unifikuam në një qëndrim"/ Pas Berishës edhe Bardhi jep konfirmimin: Marrëveshja me Italinë në Kushtuese

Bardhi u pyet edhe për nismë të aleatëve të Partisë Demokratike për bashkimin e opozitës, ku sipas tij duhet mbështetur. 

23 Nëntor 2023, 15:33 Nga h.k
"Nuk ka pasur ndarje, u unifikuam në një qëndrim"/ Pas
Gazmet Bardhi

TIRANË-Gazmend Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike pas mbledhjes së grupit ka reaguar në lidhje me zhvillimet e ndodhura. Bardhi tha se është diskutuar në lidhje me marrëveshjen e refugajtëve me Italinë, ku është vendosur që marrëveshja të dërgohet në Kushtetuese. Sipas Bardhit ka patur disa koleg që kanë pasur kundërshtime, por në përfundim janë unifikuar me shumicën e grupit për ta tju bashkuar vendimit të arritur. Bardhi u pyet edhe për nismë të aleatëve të Partisë Demokratike për bashkimin e opozitës, ku sipas tij duhet mbështetur. 

"Nuk ka pasur një ndarje të tillë. Ka pasur kolegë që kanë gjykuar se nuk do të duhet çuar në Gjykatën Kushtetuese. Në përfundim secili ka mbajtur qëndrimin e tij dhe të gjithë ramë dakord që rruga më e drejtë është që kjo marrëveshja të çohet në gjykatën kushtetuese. Disa kolegë kanë mbajtur një qëndrim ndryshe por gjatë votimin nuk ka pasur kundërshti.

Së pari sipas njoftimit që kam nga kolegët e partive aleate do të kenë një konferencë ku do të prezantojnë një platformë për bashkimin e opozitës. Ne mbështesim çdo iniciativë të cilitdo që synon bashkimin e opozitës. Është një platformë e partive aleate që do t’i prezantohet Partisë Demokratike dhe grupit parlamentar."-tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll